Futboll Sport

E KATËRTA NË KAMPIONATIN EUROPIAN/ Gega: Besoja tek medalja. Isha e pafat

Luiza Gega që u “dogj” vetëm për 32 të qindtat e sekondës në Europianin e Atletikës ka komentuar ecurinë e saj. Atletja shqiptare e mbylli Europianin në Berlin në vend të katërt ku i shkoi shumë pranë medaljes.

Në Facebook Gega shkruan se besonte tek medalja:

Kampionati Europian u mbyll në vendin e katërt edhe pse luftova deri në fund për medalje, isha kaq afër por nuk arrita dot ta marr. Jam e mërzitur pasi besoja shumë që do arrija medalje por fati nuk ishte me mua.

Gega që është shpallur edhe kampione e Mesdheut është e kënaqur me rezultatet e arritura këtë vit dhe thotë se ndjehet krenare me rezultatet e arritura.

Ndihem shumë krenare për rezultatet e arritura këtë vit. Rekord kombëtar, rekord Mesdheu, kampione Mesdheu dhe vendi i katërt në kampionatin Europian dhe për më tepër jam e shëndetshme dhe ndihem shumë e fortë për garat në vazhdim.

Gega e mbylli e katërta Europianin e atletikës në garën e 3000 metrave me pengesa duke arritur kohën 9 minuta 24 sekonda e 78 të qindtat.

Related posts

FERENCVAROS-JUVENTUS/ Është vetëm 2 gola larg tij, Ronaldo kërkon lavdi në shtëpinë e Pushkashit

Delo.autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Salah tërbon kundërshtarin dhe barazon për Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

RRËFEHEN TRE PROTAGONISTËT E FUTBOLLIT/ CR7, Mou dhe Neymar zbulojnë ndeshjet që i ndryshuan karrierën

Delo.autor

Leave a Comment