Futboll Sport

Kovac lavdëron “sulmuesin e klasit botëror” dhe Jupp Heynckes për Superkupën

Niko Kovaç lavdëroi heroin e “hat-trick”, Robert Lewandowski, por më tepër se kaq, trajneri i Bayern Munich, falënderoi paraardhësin e tij, Jupp Heynckes, pas fitores së Superkupës së Gjermanisë, të dielën.

Kovaç regjistroi një start fitues si trajner i gjigandëve bavarezë, falë yllit të sulmi, Lewandowski, i cili shënoi tre gola në fitoren 5-0 ndaj Eintracht Frankfurt. “Ne nuk duhet të flasim shumë për Robert, ai është një sulmues shumë i mirë dhe i klasit botëror, i cili e ka dëshmuar dhe sot, – tha Kovac përmes DAZN.

– Nuk është e lehtë për të shënuar tre gola në 70 minuta. Unë duhet të përmend arsyen pse kemi luajtur sot kaq mirë kundër Eintracht Frankfurt. Kjo lidhet e Jupp Heynckes, i cili fitoi kampionatin sezonin e kaluar. Falë tij, që më ka lënë këtë ekip të fortë, është kënaqësi të punosh me Bayern Munich. Shpresoj që të vazhdojmë të jemi kaq të suksesshëm”.

Lidhur me ndeshjen, Kovaç shtoi: “Kemi arritur ta qarkullojmë topin mirë, në të vërtetë nuk i kemi lejuar asnjë shans të madh kundërshtarit për të shënuar. 20 minutat e para nuk ishin të lehta, sepse Frankfurti ishte kompakt.

Nëpërmjet një veprimi të fortë në anën e djathtë, me Kimmich dhe Lewandowski, loja u bë më e lehtë për ne. Prisja një, ose dy gola më pak. Jam i kënaqur dhe shpresoj se ky trofe do të na forcojë psikologjikisht për të ardhmen”.

Related posts

JUVENTUSI nuk “ndahet” nga Real Madrid, pas RONALDOS kërkon një tjetër madrilen

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Trajneri më i mirë zgjidhet Arteta, ja formacioni ideal i javës së parë

Delo.autor

Lojtari i West Ham pështyn kundërshtarin, trajneri Moyes: Do të ketë pasoja

Q.Autor

Leave a Comment