Futboll Sport

Valverde: Kurrë nuk do të gjejmë një tjetër Andres Iniesta

Barcelona ka qenë aktive në tregun e transferimeve të kësaj vere, duke nënshkruar me Malcom, Arthur, Clement Lenglet dhe Arturo Vidal. Megjithatë, gjigandët e La Liga-s thuhet se ende janë të prirur për të forcuar mesfushën e tyre, pasi humbën të madhin Andres Iniesta:

“Ne kurrë nuk do të gjejmë një tjetër Andres Iniesta, kjo është e pamundur, sepse ka vetëm një të tillë dhe ai është në Japoni, – tha trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, pas fitores 2-1 të finales së Superkupës së Spanjës kundër Sevilla.

– Unë nuk mendoj për nënshkrimet, mendoj për ekipin tim dhe përgatitjet për ndeshjen e ardhshme. Ky është plani im, edhe pse gjithçka është pezull, derisa merkatoja të mbyllet”.

Related posts

NDARJA E GRUPEVE NË EUROPA LEAGUE/ Shmangen përplasjet “big”, Hysaj përballë Januzajt

Delo.autor

“PO SHKRUAJ NË KËTO DITË HISTORINË TIME FUTBOLLISTIKE”/ De Biazi libër për Shqipërinë: Jam te kapitulli i tretë

Delo.autor

NGA SPASTRIMI NË RIKONFIRMIM/ Kumbulla “pushton” Mourinho dhe përpiqet të rifitojë Romën

Delo.autor

Leave a Comment