Futboll Premier League

Alonso zbulon ëndrrën: Dua të drejtoj Liverpoolin

Legjenda spanjolle e futbollit, Xabi Alonso ka pranuar se ka ambicie të mëdha për të menaxhuar ish-skuadrën e tij, Liverpoolin, në të ardhmen.

Spanjolli u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit të kaluar pas një karriere fantastike me skuadra të mëdha.

Alonso gjatë karrierës luajti për gjigantët evropian, si Liverpooli, Real Madridi dhe Bayern Munichu duke fituar trofe të Ligave, por edhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Alonso ka mbetur i dashuruar me ish-skuadrën e tij, Liverpoolin, të cilën ëndërr ta menaxhoj një ditë, pasi kaloi pesë vjet si lojtar.

Xabi Alonso shënoi golin e tretë në finalen e fituar të Ligës së Kampionëve ndaj Milanit më 2005 (Getty Images)

“Po me siguri, unë kam ëndërruar, por së pari duhet të provoj veten dhe të përgatitemi”, ka thënë fillimisht Alonso për Sky Sports, kur u pyet nëse do drejtonte Redsat.

“Nëse unë vendos diku përgjatë rrugës për të marrë shanset e mia si menaxher, lidhja ime, angazhimi im, pasioni im për Liverpoolin është i ditur”.

Related posts

FESTË TEK MILAN PARA DERBIT/ Ibrahimovic fiton betejën me Koronavirusin

Delo.autor

PUBLIKON MESAZHIN ME KODE SI FILOZOF/ Michael Ngoo diskretiton: Ndava bukën me shkër**atën… (FOTO)

Delo.autor

PËRGATITJET PËR EUROPA LEAGUE/ Kukësi dhe Laçi zhvilluan ndeshjen miqësore, ja rezultati

Delo.autor

Leave a Comment