Futboll Sport

Dy prezantime te Kukësi/ Cuculi: Partizani? Ju tregoj pse bëra këtë zgjedhje

Ardian Cuculi, mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia, është prezantuar sot te Kukësi dhe fjalët e tij të para ishin: “Sezonin e fundit kam fituar dy trofe, vij këtu për të ndihmuar në arritjen e objektive. Kukësi e ka dëshmuar gjatë këtyre viteve se është pretendent për titullin, ndaj edhe këtë vit do e synojmë. Ekipi është ndërtuar për diçka të tillë”.

Më tej ai tregoi pse zgjidhi verilindorët: “Rikthehem në Shqipëri në një ekip që ka qenë gjithmonë pretendo. Kukësi ishte më konkret në ofertën e bërë. Më bindi projekti të vija. Patjetër që edhe miqësia me Nexhipin e bëri më të lehtë zgjedhjen time”.

I lumtur u shfaq edhe mesfushori Oumar Toure, i marrë në huazim nga Juventusi. I riu u shpreh se do të mundohet të ndihmojë Kukësin në arritjen e objektivave. “Është kënaqësi që vij këtu. E njoh këtë klub prej një muaji. Do vendosem menjëherë në dispozicion të trajnerit dhe ekipit. Jam i vetëdijshëm që duhet të luftoj për të siguruar vendin tim në fushë dhe për të dhënë kontributin tim”, tha mes të tjerash Toure, i cili ashtu si Cuculi nuk mund të luajnë në ndeshjen e kthimit ndaj Torpedo Kuitasi.

Related posts

PSG, fitore me goleadë ndaj Strasbourgut, dygolësh i Cavanit

Q.Autor

DUHEJ TË KISHTE RINOVUAR/ Ja arsyeja e vonesës së marrëveshjes mes Ibrahimovic dhe Milan…

Delo.autor

SPEKTAKOLARE/ Arena Kombëtare në fazën e fundit, pritet me padurim dita e hapjes (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment