Futboll La Liga Sport

WILLIAN TREGOHET I SINQERTË/ Po të qëndronte Conte tek CHELSEA do të isha…

Willian insiston se nuk do të kishte asnjë shans që ai të qëndronte te Chelsea nëse Antonio Conte do të kishte mbetur në stol.

Braziliani është përfolur për një largim nga Stamford Bridge për shumicën e verës me Manchester United dhe Barcelona që thuhet të kenë qenë klubet e interesuar.

Është raportuar se Willian ishte një nga lojtarët e Chelsea-t që prishi marrëdhëniet me Conte-n sezonin e kaluar – me mesfushorin 30-vjeçar që ka pretenduar se ishte shumë e vështirë të punoje me italianin.

Willian ka zbuluar se ka refuzuar transferimin te Barcelona për të qëndruar te Chelsea dhe luajti për 76 minuta në ndeshjen hapëse ndaj Huddersfield.

Tani ai shprehet se është te Chelsea vetëm se është larguar Conte: “A do të isha akoma këtu nëse Conte do të vazhdonte të trajnonte? Asnjë shans. Jo.”

Related posts

Wenger: Nëse ikin Sanchez e Ozil, kemi gati zëvendësuesit

Q.Autor

LETËR EMOCIONUESE DREJTUAR BAYERN/ Tiago: Vendimi më i vështirë në karrierën time, largimi vetëm për arsye…

Delo.autor

Transferimi i Ramires ngelet ‘pause’, Spalletti ‘joshet’ nga Mkhitaryan

Q.Autor

Leave a Comment