Futboll Premier League Sport

PUTHJA me DJALIN Thiago/ Raheem Sterling NA PREK me tatuazhin e ri (FOTO)

Sulmuesi i Manchester City, 23 vjeç, gëzoi një fundjavë të shkëlqyeshme të hapjes së sezonit të ri në Premier League, ndërsa shënoi kundër Arsenalit në fitoren 2-0. Raheem Sterling e ka festuar këtë moment duke zbuluar tatuazhin tejet të veçantë, ku paraqitet me djalin e tij. Ky tatuazh ëstë bërë vetëm pak ditë pasi e kishte fiksuar momentin në një fotografi. Mbi foton bazohet edhe tatuazhi.

Ai ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një fazë të parakohshme të dizajnit, ndërkohë që tatuazhi i plotë u bë nga artistë me qendër në Londër, te “Gabriel Tattoos”. Sterling, nusja e të cilit, Paige Milian, lindi Thiagon vitin e kaluar, e ka postuar tatuazhin të shoqëruar me këtë status: “Love n football duo @ gabrieltattoos”.

Është e paqartë se kur e ka bërë ekzaktësisht “veprën e artit” në këmbën e tij, por e shfaqi për herë të parë në fitoren e djeshme të Manchester City. Sterling ka gëzuar një pushim ekstra pas Botërorit të Rusisë në Ibiza me miqtë dhe familjen, para se të rifillojë nga puna me klubin e tij, Manchester City, javën e kaluar. Dhe ai dukej sikur kurrë nuk kishte qenë larg nga skuadra e Pep Guardiolës, duke dominuar përplasjen në Veri të Londrës.

Related posts

NDEZ ËNDRRAT E TIFOZËVE “KUQEZI”/ Maldini: Është një lojtar i nivelit të lartë, duhet ndjekur….

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Ylli Giroud nuk fshihet mbi të ardhmen: Futbolli ndryshon, por e shoh veten…

Delo.autor

SASSUOLO-MILAN/ Formacionet: Gattuzo surprizon me sulmin, ul në stol Borinin dhe…

Isa.Autor

Leave a Comment