Futboll Seria A Sport

E DUAN MILANI DHE BARÇA/ Tuchel: RABIOT është ai që do të vendosë për të ardhmen…

Trajneri i Paris Saint-Germain Thomas Tuchel nuk është i sigurt nëse Adrien Rabiot do të qëndrojë. Mesfushorit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe është një objektiv i Milan dhe Juventus.

“Nuk e di, është vendimi i Adrien,” shprehet Tuchel kur pyetet për situatën e tij në konferencën për shtyp. “E kam shpjeguar situatën edhe në Singapor. Situata kontraktuale e tij është e qartë, ai ka akoma një vit kontratë me ne.

“Më pëlqen të punoj me Adrien dhe jam i bindur se ka potencial për të qenë në majë dhe një lojtar kyç i PSG. “Ai është një lojtar i dalë nga akademia, dhe për mua është shumë e rëndësishme të kem lojtarë të dalë nga Parisi.

“Situata është e njëjtë ama. Është vendimi i tij, ai duhet të konfirmojë nëse do të vazhdojë të luajë për klubin.”

Related posts

SERIE A/ Suning nuk heq dorë nga Interi, kërkon edhe aksionet e Thohir

Sadik.Autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Tirana emëron si trajner të U-21 një ish-futbollist, ja emri…

Delo.autor

Tyson Fury: Do t’i shtyp të gjithë boksierët e peshës së rëndë

Sadik.Autor

Leave a Comment