Futboll Premier League Sport

E KONFIRMON SHEFI I PREMIER/ Sezonin e ardhshëm stadiumet do të hapen plotësisht për tifozët

Shefi i Premier Ligës, Riçard Masters, është shumë optimist se stadiumet do të jenë të mbushura me kapacitet të plotë në fillim të sezonit 2021-‘22.

Pjesa më e madhe e sezonit është luajtur pa tifozë, për shkak të pandemisë, ndërsa dy javët e fundit do të mund të luhen me 10 mijë spektatorë. Finalja e Kupës FA të shtunën do të jetë një nga testet e radhës me “Wembley”-n e mbushur me 21 mijë tifozë. Por Masters pret një normalizim të situatës prej 14 gushtit, kur nis sezoni i ri i Premier Ligës:

“Tifozët do të rikthehen javën e ardhshme dhe unë shpresoj që më 14 gusht stadiumet të hapen me kapacitet të plotë. Askush nuk e di, por unë jam me të vërtetë shumë optimist se ato do të jenë plot deri atëherë.

Të gjithë treguesit që vijnë nga qeveria janë pozitivë dhe me kujdes dhe duke respektuar rregullat, do të mund t’i rikthejmë spektatorët”.

Related posts

PËRBALLJA NDAJ BOSNJES NË NATIONS LEAGUE/ Mancini: Grupi është formuar, por…

Delo.autor

U TËRHOQ NGA FUTBOLLI NË 2018/ Ish-lojtari i Realit fillon karrierën në një tjetër sport (FOTO)

Delo.autor

ELIMINIMI NGA EUROPA LEAGUE/ Mourinho i shkon në dhomat e zhveshjes kroatëve. Shikoni çfarë bën “Special One” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment