Futboll La Liga Sport

“DIAGNOSTIKON” SITUATËN E EKIPIT/ Valverde: Java vendimtare e kampionatit, jemi brenda…

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka dalë në konferencë për shtyp, ku ka theksuar rëndësinë e derbit të radhës. Gjithashtu, ai ka analizuar situatën aktuale të skuadrës katalanase.

Derbi
“Konsiderojmë se ky derbi është shumë motivues për ne dhe Espanyol. Tani vjen pjesa vendimtare e kampionatit. Na presin tri ndeshje të La Liga-s, ku duhet të marrim 9 pikë, por të tria janë të komplikuara. Ne do të luajmë derbin, kundër Villarreal dhe Atletico. E dimë mirë se çfarë rrezikojmë. Çdo fitore e mundshme është shumë e vlefshme”.

Messi
“Ne mendojmë se është 100 për qind. Jemi kujdesur në këtë drejtim që para Krishtlindjeve. Leo është kthyer në stërvitje, është mirë. Do të jemi të kujdesshëm me të, sepse është thelbësor për Barcelonën. Dje kishte një problem të vogël, por jemi në kontakt për gjithçka. Flas me të kohë pas kohe për të parë se si është, ashtu si me të tjerët”.

Dembele
“Në rregull, është i lënduar, por nuk mund të jap një datë të saktë për kthimin e tij. Ai është brenda kohës së rikuperimit, por nuk e di. Nuk do të nxitojmë, edhe pse duam rikthimin sa më të shpejtë të tij”.

Javë kryesore
“Mund të jetë e rëndësishme kjo javë, por janë vetëm 9 pikë nga 30 të tilla të mbetura në lojë. Këto rezultate mund të jenë kyç për objektivin në La Liga. Në këtë pikë, ku kemi mbërritur, është faza vendimtare e kampionatit. Jemi brenda të gjithë objektivave”.

Coutinho
“Lojtarët e tjerë janë duke u përpjekur ta ndihmojnë atë, t’i tregojnë se çfarë është më e mira në këtë situatë. Është një lojtar i rëndësishëm për ne. Presim shumë prej tij, sepse mund të bëjë mjaft gjëra të bukura”.

Espanyol
“Ne presim një Espanyol shumë të motivuar, edhe për shkak se është një derbi. Të tilla lojëra duan motivim maksimal. Kundërshtari i është larguar zonës së rrezikut dhe po lufton të ngjitet sa më lart”.

Sezoni
“Ne jemi duke luftuar në tri gara. Ndihemi mirë dhe kemi mundësi për sukses në to”.

Merkato
“Prioritet është që të përfundojmë sa më mirë sezonin, shumë emra dalin në media”.

Griezmann
“Të gjitha këto lloj pyetjesh nuk janë të reja për ne, por përdoren për hesap të tyre nga mediat. Duhet të rrimë larg këtyre spekulimeve”.

Related posts

TRONDITËN MERKATON/ Ky është SUPER-formacioni me 11 lojtarët më të shtrenjtë

Isa.Autor

LEGJONARËT/ Vrioni e Kaçe sërish vendimtarë, Qose vijon të mahnisi në Sllovaki

Isa.Autor

Capello: Ronaldo? Ai do të largohet nga Real Madrid pasi do të luajë tek United

Sadik.Autor

Leave a Comment