Futboll Sport

REKORD ABSOLUT/ Çmenduria e sulmuesit algjerian, shënoi 7 GOLA për 47 MINUTA (VIDEO)

Mund të mos jetë një lojtar i njohur, por Baghdad Bounedjah ka hyrë në histori pasi ka shënuar shtatë gola për 47 minuta në kampionatin e Katarit.

Kampionati i Katarit është një nga kampionatet më pak të njohur në arenën e futbollit, por në fundjavë ka dhuruar spektakël, duke thyer një rekord të ri. Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen Al-Saddit- Al-Arabi. Vendasit kanë fituar me rezultatin tenistik 10-1. Përveç rezultati ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte forma e sulmuesit algjerian, Baghdad Bounedjah, i cili shënoi plot shtatë gola në 47 minuta.

Golin e parë sulmuesit 27-vjeçar e shënoi në minutën e 43-të të ndeshjes, ndërsa gjashtë golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë, në minutat 47′, 50′, 62′, 64′, 72′ dhe 89′. Te ekipi i Al-Sadd luan edhe legjenda spanjolle, Xavi, por edhe spanjolli tjetër Gabi. Duhet thënë që rekorde të tilla mund të realizohen vetëm në kampionate të tilla.

Related posts

Tifozët spanjoll “masakrojnë” Ronaldon/ Ja kush është zgjedhur lojtari i vitit në La Liga…

Sadik.Autor

BUZËQESH PANUCCI/ Dy muaj në “frigorifer”, LATIFI kthehet me GOL (VIDEO)

Isa.Autor

“ASKUSH” SI SALAH NË PREMIER LEAGUE/ Liverpool fiton dhe “arratiset”

Isa.Autor

Leave a Comment