Futboll Sport

Botërori nis me probleme për Gjermaninë, lojtarët të shqetësuar

Ndërkohë që po bëhen gati të debutojnë në Botëror, ku do të përballen kundër Meksikës në stadiumin “Luzhniki”, situata në kampin e Gjermanisë nuk është e qetë. Lojtarët e Low janë të pakënaqur me qendrën e tyre stërvitore e cila ndodhet në Vatutinki, 25 milje në jug perëndim të Moskës, e cila është quajtur “një shkollë me konvikt”.

Në vend të hotelit luksoz në Sochi, ku ata qëndruan gjatë Kupës së Konfederatave vitin e kaluar – dhe ku Low kishte shprehur dëshirën të shkonte përsëri – Gjermania është vendosur në një ish-qytet garnizon, e përdorur në të kaluarën nga Ushtria e Kuqe. Lojtarët gjermanë janë të bezdisur nga qilimat e zbehtë dhe dekori i stilit sovjetik të hotelit Vatutinki. Jo të gjithë kanë ujë të rrjedhshëm në dhomat e tyre, edhe pse të paktën çdo dhomë është pajisur me krevat të rinj. Low gjithashtu ka shprehur pakënaqësinë me kuzhinierin e hotelit, i cili ka dështuar të plotësojë kërkesat ushqimore të ekipit gjerman.

 

Ylli i Real Madridit, Toni Kroos deklaroi: “Nuk ka asnjë vlerë ankesa për hotelin. Ne nuk mund ta përdorim ambientin ku jemi duke qëndruar si justifikim. Në çdo rast, kisha ujë për të bërë dush, kështu që jam i lumtur. “Ne pas Botërorit do të shkojmë për pushime. Të jeni të sigurt që nuk do të zgjedhim këtë hotel “.

 

Low nuk është i kënaqur as me kushtet e qendrës stërvitore të ekipit të CSKA, pasi Brazili ishte e vetmja skuadër që siguroi qendrën stërvitore në Sochi. Një nga të dërguarit e Federatës Gjermane, Rainer Ernst, është detyruar të shkurtojë edhe tre milimetra bar para fillimit të stërvitjes. Pavarësisht nga kjo, në rast një rezultati tjetër përveç fitores do të ishte një surprizë e madhe pasi Gjermania nuk ka humbur një ndeshje hapëse që prej humbjes 2-1 me Algjerinë në vitin 1982.

Related posts

Kuotat e basteve / Ja favoritët për kryegolashënues të Botërorit të Rusisë

Sadik.Autor

Botërori 2026/ Maroku ose SHBA-të, FIFA vendos një zgjidhje të tretë

Sadik.Autor

ËSHTË GOLASHËNUESI MË I MIRË NË A-LEAGUE/ Besart Berisha shpallet lojtari i dekadës në Australi

Delo.autor

Leave a Comment