Futboll Seria A Sport

NAPOLI NUK BIND NË SULM/ Ancelotti tenton goditjen e madhe “in extremis”

Roberto Inglese është tashmë një lojtar i Parmës, si pasojë e një transaksioni 3 + 2 milionë euro, ndërsa Napoli duket se mendon për të bërë një goditje të shumëpritur nga tifozët e vet, në orët e fundit të merkatos.

Emri i zbuluar nga “La Stampa”, gazeta e mirëinformuar çdo ditë për ngjarjet te Torino, është Andrea Belotti. Sulmuesi i njohur italian ka treguar një formë të madhe parasezonale, pas situatës së vështirë në sezonin e fundit.

Sipas të përditshmes së Torinos, klubi blu do të jetë i gatshëm t’i ofrojë presidentit Cairo për bomberin e tij 30 deri në 35 milionë euro, si dhe njërit prej dy lojtarëve: Vlad Chiriches dhe Marko Rog, që Carlo Ancelotti duket se i sheh si të fundit në mesin e mesfushorëve të tij, sidomos pas ardhjes së Fabian Ruiz.

Problemi kryesor, përveç gjetjes së një pike takimi në vlerësimin “Gallo”, është se kohët janë tani shumë të ngushta, me mbylljen e merkatos të premten. Emri tjetër që ka nisur të qarkullojë përsëri te Napoli është Rodrigo i Valencias. Më pak gjasa ka sugjerimi “Balotelli”, i hedhur poshtë disa herë nga Da Laurentiis.

Në të njëjtën kohë, Torino po punon me Valencian për të rikthyer Simone Zaza në Itali. Ish-sulmuesi i Juventusit, përfundimisht do të zëvendësonte Belottin, nëse ky i fundit vendos t’i bashkohet Napolit. Kanë mbetur pak ditë nga mbyllja e merkatos në Itali dhe të gjitha pjesët e enigmës do të shkojnë në vendin e tyre.

Related posts

DORËZOHET REAL MADRID/ Modric largohet në janar

Isa.Autor

GJYSMË FITORE PËR JUVENTUS/ I kthehen 15 pikë, por rrezikon t’i hiqen 9 të tjera

F.autor

ARRITI AKORDIN ME MILAN/ Nisi si tallje dhe u bë realitet, Brahim Diaz mban premtimin që u bëri tifozëve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment