Futboll Sport

ISHTE NË GJËNDJE TË RËNDË/ RONALDO “driblon” gazetarët, lë SPITALIN pas katër ditësh i…

Braziliani Ronaldo Nazario de Lima, ish-futbollisti i njohur, ka lënë spitalin këtë mëngjes, pasi u pranua në poliklinikën “Nuestra Señora del Rosario”, në Ibiza, që nga e premtja e kaluar.
Ish-lojtari i Barcelonës dhe Real Madridit, ndër të tjera, ka lënë spitalin në orën 10:30 nga ana e pasme, për të shmangur mediat, që ishin stacionuar në hyrje që herët në mëngjes.

Vetë legjenda e futbollit brazilian siguroi të dielën, përmes rrjeteve të tij sociale, se hospitalizimi i tij kishte ndodhur për shkak të një procesi të fortë gripal, i shoqëruar me një pneumoni. Ronaldo hyri pasditen e së premtes së kaluar në spitalin “Can Misses”, në Ibiza, ku u diagnostikua me pneumoni, pasi kreu vizitat e duhura në Departamentin e Emergjencave.

Braziliani ishte në spitalin publik deri në mesnatën e së premtes, kur kërkoi të spostohej për mjekime të mëtejshme në qendrën spitalore private të Ibiza.

Related posts

FOTO/ Ish-gjyqtari konfirmon rikthimin në FSHF, ja ndeshja

Q.Autor

Juventusi në kërkim të pasuesit të Buffon, shënjestron portierin italian

Sadik.Autor

U TRANSFERUA TEK INTER KËTË VERË/ Lukaku “pozon” për kritikët, ka një koment për ta (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment