Futboll Sport

ZYRTARE/ Tirana bën përforcimin e radhës, bardheblutë prezantojnë portierin e njohur

Shpëtim Moçka është lojtari i radhës që i bashkohet Tiranës në këtë merkato vere. Portieri i njohur ka arritur sot marrëveshjen me bardheblutë.

Lajmi bëhet i ditur nga klubi i Tiranës përmes një njoftimi në kanalin zyrtar në facebook, teksa shkruan:
” Është prezantuar sot në ambjentet e klubit, portieri Shpetim Mocka për Tiranën Superiore. Futbollisti nga Vlora ka qënë i pranishëm në zyrat e klubit për të nënshkruar kontraten 1-vjeçare që e bën zyrtarisht bardheblu.

Moçka vjen si një përforcim me vlera për skuadrën në prag të sezonit të ri. Në sezonin e fundit portieri 28-vjeçar ka qënë pjesë e Teutës ndërkohë që numëron dhe të tjera eksperienca në klubet e Superiores“.

Kujtojmë që sezonin e fundit, Shpëtim Moçka ishte pjesë e skuadrës së Teutës. Këtë edicion ai ka zgjedhur të vijojë aventurën me 24-herë kampionët e vendit.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Po shkëlqen tek Roma, ja si “Zikaltërit” shkëmbeu Zaniolon për Naingolanin

Delo.autor

VIDEO/ West Brom në avantazh, McClean autor i golit

Q.Autor

E ardhmja e DE GEAS në dyshim/ “Djajtë e Kuq” e kanë gati alternativën E BUJSHME

Isa.Autor

Leave a Comment