Futboll La Liga

Zidane: Jam lodhur duke dëgjuar se Real Madridi është i dobët

Zinedine Zidane i ka kritikuar mediat dhe ata që shpërndajnë lajme negative për Real Madridin, duke thënë se e bëjnë një gjë të tillë sepse kështu shesin më shumë.

Reali është 16 pikë prapa liderit Barcelonës në këtë sezon të La Ligës, me një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe dha një performancë tjetër zhgënjyese në Kupën e Mbretit në mesjavë kundër Numancias pasi barazoi në shtëpi, megjithëse punën e kishte kryer në lojën e parë në udhëtim për t’u kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare.

“Jam lodhur duke dëgjuar se Real Madridi është i dobët. Është lehtë të thuash se gjithçka është keq por e dini se jo gjithçka është negative këtu”, ka thënë Zidane sot në një konferencë për media.

“Është shumë mirë të flasësh negativisht për Real Madridin sepse shet më shumë [lajme]”, ka shtuar francezi.

Zidane ka pohuar se është me rëndësi që ata të fokusohen dhe mos t’i dëgjojnë kritikat.

“Ajo çfarë duhet të bëjmë është mos t’i dëgjojmë çka flasin ata”, ka shtuar ai.

Related posts

“MË NË FUND U RIKTHEVA”/ Myrto Uzuni mposht koronavirusin, shpresë për sfidën ndaj Juventus

Delo.autor

NUK NDALET “JASHTËTOKËSORI”/ Messi me një tjetër rekord, i vetmi lojtar në histori që bën diçka të tillë

Delo.autor

Zyrtare/ Granit Xhaka nënshkruan kontratë të re me Arsenalin

Sadik.Autor

Leave a Comment