Futboll Seria A Sport

Tragjedia në Xhenoa/ Mbrojtësi ITALIAN shpëton për mrekulli: Kalova mbi urë…

Tragjedia e madhe që ndodhi sot në qytetin e Xhenoas në Itali, ku një urë gjigante u shemb, dhe la pas dhjetëra viktima, për pak sa nuk i mori jetën edhe futbollistit të skuadrës së qytetit, mbrojtësit të njohur Domeniko Krishito. Siç shkruan vetë në një mesazh në rrjetet sociale, Krishito lajmëron se vetëm pak minuta para se të ndodhte ngjarja e tmerrshme, kishte kaluar mbi urë, por njofton se ai dhe familja e tij ishin në rregull.

“Po e shkruaj këtë mesazh për të gjithë ata që po më shkruajnë, dhe që kujdesen pë mua dhe për familjen time. Jemi të gjithë mirë. Jemi mirë, e kemi kaluar atë urë 10 minuta para se të shembej. Jam pranë të gjitha familjeve të viktimave, nuk është e mundur që një urë në një autostradë të mund të përplasej në këtë mënyrë. Duhet të bëni diçka për këtë vend, ku njerëzit ikin prej këtyre gjërave. Kemi nevojë për siguri, për dikë që të bëjë diçka. Ajo që po ndodh është e tmerrshme” – shkruan Krishito.

Related posts

Monako sjell ters, Kroacia ka frikë për finalen e Kupës së Botës (DETAJET)

Isa.Autor

ANALIZA/ “Galaktikët” e Real Madrid fitojnë kur s’kanë topin

Delo.autor

Salah bojkoton Botërorin? Nuk do ta besoni arsyeje pse

Sadik.Autor

Leave a Comment