Futboll Sport

E PABESUESHME/ Fituesi i Turit të Francës përfundon në një SPITAL PSIKIATRIK

Vijojnë problemet me ish-çiklistin gjerman Jan Ullrich, që pasi është arrestuar dy herë brenda pak ditësh (në Majorka dhe Frankfurt), tani ka përfunduar në një spital psikiatrik. Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënes i policisë, që shprehet se gjendja shëndetësore e mbi të gjitha ajo psikologjike e sportistit është e rënduar dhe se janë specialistët ata që po merren me kurimin e Ulrrich. Ai është fitues i Turit të Francës në vitin 1997, ndërkohë që sot, 44-vjeçari mbahet nën mbikqyrje si nga polcia ashtu dhe nga mjekët, pasi akuzohet për agresion.

Edhe pse sportisti pat kërkuar ndjesë, pas arrestimit të parë në Spanjë, ku tentoi të gosite një fqinj, sërish ra në kurth kur u kthye në Gjermani. Ai u arrestua teksa ndodhej në motel dhe po kërcënonte një prostitutë. Ai është akuzuar edhe për tentativë vrasje të një shoqëruesi, por të gjitha këto veprime Jan Ullrich i ka kryer nën efektin e drogës dhe alkoolit. Pritet që së shpejti ish-çiklisti të nisë terapitë për t’u kuruar, por kjo do të ndodhë në spitalin psikiatrik.

Related posts

EKSKLUZIVE/ FANGAJ: Me fanellën e LAÇIT ëndërroj kombëtaren kuqezi. Idhulli im është…

Isa.Autor

E DHIMBSHME/ Mbrojtësi Mustafi mungon gjatë, përlot me shkrimin e tij… (FOTO)

Delo.autor

SHOK SKUADRE ME ERIKSEN? Klubi i Premier League në “sulm” për Armando Brojën

F.autor

Leave a Comment