Futboll Seria A

Top 10 e Serisë A ka vetëm një italian

Immobile, Icardi dhe Quagliarella janë futbollistët që kanë shënuar më shumë gola në kampionatin italian të futbollit, Pjanic dhe Insigne janë, si zakonisht, mes lojtarëve që kanë dhënë më shumë asiste, por futbollisti më i mirë i Serisë A, sipas statistikave të Squaëka, është Paulo Dybala, i cili nuk ka shkëlqyer shumë në muajt e fundit, por kur ka luajtur ka qenë shpesh vendimtar. Në podiumin e më të mirave janë edhe laciali Luis Alberto dhe “Papu” Gomez.

“La Joya” ka notën më të mirë. Dybala, që do të kthehet në dispozicion të Allegri-t për derbin e Torino-s, ka një notë 7.80, që ka ardhur falë 14 golave të realizuar në po kaq ndeshje dhe 3 asiste të dhënë për shokët e skuadrës. Asnjë karton i verdhë për argjentinasin, i cili është i vetmi i kësaj renditje që nuk ka asnjë ndëshkim disiplinor. Në vendin e dytë është Luis Alberto, i cili po zhvillon një kampionat të jashëtzakonshëm dhe që mund të sigurojë një grumbullim për Rusi 2018. 23 ndeshje me Lazio-n, të përbëra nga shtatë gola dhe shtatë asiste, teksa nota e tij është 7,67. Në shkallën më të ulët të podiumit është Gomez i Atalanta-s, i cili nuk ka shkëlqyer si sezonin e kaluar, por me katër gola dhe gjashtë asiste ka një notë 7.61.

Ndërkohë, i vetmi italian i këtij klasifikimi është Lorenzo Insigne i Napoli-t, i cili ka një vlerësim 7,53 pas 5 golave dhe 6 asisteve. Pas tij vjen shoku i tij i skuadrës Dries Mertens, i cili ka realizuar 15 gola dhe ka një notë (7,51). Renditja mbyllet me “Pipita” Higuain (7.48).

Related posts

TRIUMFOJNË ME PËRMBUSJE/ Zgjohet Gareth Bale, i jep fitoren Tottenhamit ndaj Brighton

Delo.autor

TIFOZËT KUQEZI TË EKZALTUAR/ Sacchi: MILANI mund të fitojë KAMPIONATIN këtë sezon

Isa.Autor

SHIKONI ÇFARË BËN/ Këto pamje tregojnë se sa i “dashuruar” është Cristiano Ronaldo me veten

Delo.autor

Leave a Comment