Futboll Seria A Sport

Efekti “RONALDO”/ Kompania e famshme bëhet sponsor i JUVENTUSIT (FOTO)

Transferimi i Kristiano Ronaldo te Juventus po vijon të jap efekte madhështore te financat e klubit italian. Pas të ardhurave të rritura nga fanelat e shitura apo rritja e çmimit të biletave, tashmë padiskutim që vjen rradha e marketingut.

Së fundmi “Zonja e vjetër” ka firmosur një marrëveshje të re sponsorizimi me kompaninë e famshme të prodhimit të makaronave “Pasta de Cecco”. Lajmi është njoftuar nga vetë torinezët nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, me distributorin e famshëm që tashmë i shtohet listës së gjatë të financuesve të bardhezinjve.

“Pasta de Cecco” është një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të makaronave në botë, ku madje në vitin 2013 u rendit e treta në këtë listë në rang global.

Related posts

Karamoh: Për Interin nuk u mendova dy herë, pres shansin tim

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA E MERKATOS/ Ylli Grealish u ble nga Manchester City falë një këshille të De Bruyne

Delo.autor

ZBULOHET NJË PRAPASKENË TEK BARCELONA/ Ja ofertat e “çmendura” që ka refuzuar Ansu Fati për “katalanasit”…

Delo.autor

Leave a Comment