Futboll Sport

Skënderbeu vijon me përforcimet, firmos sulmuesi 21-vjeçar nga Mali

Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik, Skënderbeu ka zhvilluar të martën dy seanca stërvitore, në kuadër të përgatitjeve të dedikuara për sfidën e parë të kampionatit të ri, kundër Partizanit. Me ekipin është bashkuar edhe mesfushori El-Kayed, i cili është rikuperuar plotësisht. Ndërkohë, po dje, klubi korçar ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në merkaton e kësaj vere. Saliou Guindo është lojtar i Skënderbeut.

21-vjeçari nga Mali ka nënshkruar kontratën që e lidh me klubin bardhekuq për 3 vitet e ardhshme. Pas firmës, sulmuesi është vendosur nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi, duke zhvilluar seancën e parë stërvitore me grupin.

Related posts

FITOI SUPERKUPËN/ Simeone: Kualiteti, jo sasia janë të rëndësishme për Atleticon

Isa.Autor

INTERI ME IDE TË QARTA/ Në listën e “zezë” është Asllani dhe disa të tjerë

F.autor

Napoli shfaq interes për portierin e Interit

Sadik.Autor

Leave a Comment