Futboll La Liga Sport

TALENTI PREMTUES/ SEVILLA prezanton sulmuesin e MILANIT: Unë e konsideroj veten një…

Sevilla ka prezantuar zyrtarisht André Silva, megjithëse tashmë është shfaqur në Superkupën e Spanjës. Lojtari portugez, i cili mbërrin në La Liga në formë huazimi nga Milani, ka nënvizuar: “Debutova këtu për dy ditë. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, jam i kënaqur. Përshtypjet e para që kam pasur janë të mrekullueshme, mezi pres fillimin e kampionatit.

Trajneri më donte këtu, kam ardhur sepse më pëlqeu të isha pjesë e Sevilla. La Liga? Më pëlqen të kem topin, të luaj me kundërsulm dhe kampionati spanjoll është i mirë për këtë. Unë e konsideroj veten një golashënues, por gjëja më e rëndësishme është që Sevilla të përparojë dhe jo se kush i shënon golat. Gjëja më e rëndësishme është që Sevilla të fitojë”.

Related posts

Interi në presion/ Zikaltrit kanë marrë një oferë tunduese për Mauro Icardin

Sadik.Autor

Tensione mes Lopetegui dhe drejtorit sportiv të kombëtares Spanjolle

Sadik.Autor

NEYMAR RRËFEN HISTORINË PREKËSE/ E ëma s’kishte para t’i blinte një biskotë

Delo.autor

Leave a Comment