Futboll La Liga Sport

Media spanjolle kritikon MARCELON: I hutuar nga zërat për JUVENTUSIN

Duket e lehtë për të kritikuar Marcelo. Mbi të gjitha, sepse alibia është afër, të paktën deri në orën 20:00 të 17 gushtit, kur merkatoja e futbollit të mbyllet në Itali. Ndeshja “e komplikuar” e përjetuar nga braziliani kundër Atletico Madridit përkon me humbjen e Real Madridit në finalen e Superkupës së Europës, por mbi të gjitha me thashethemet e përfshirjes së fortë të Juventusit karshi tij.

Sinjalet në rrjetet sociale të javëve të fundit dhe nderimi i klubit bardhezi për anësorin brazilian duket se nuk kanë në sfond vetëm miqësinë e madhe të tij me Cristiano Ronaldon. Kjo është me të vërtetë “levë Arkimedi”, që do ta sillte Marcelon në Torino, ku do të gjente një tjetër klub të madh për karrierën e tij. Bashkë me mikun e tij të madh, Ronaldon, ai duket i etur për një aventurë emocionuese në Seria A.

“Ne nuk mund ta shpjegojmë gabimin e Marcelos në momentin e barazimit 2-2”. Ky është titulli i spanjolles “AS”, ndoshta i pavlerë, kundër njërit prej mbrojtësve më të fortë në Europë. Vetë ai shikon përpara dhe, pas ndeshjes, analizon humbjen kundër Atletico Madridit: “Ne luajtëm mirë, e kishim nën kontroll topin gjatë gjithë lojës. U rikthyem edhe pas golit të hershëm, loja shkoi mirë. Në shtesë patëm një shpërqendrim dhe u ndëshkuam”.

Lidhur me të ardhmen, Marcelo flet për transferimet dhe operacionet e ardhshme të Real Madridit: “Unë nuk jam i autorizuar për të folur mbi këto çështje. Skuadra është e fortë, por nëse dikush tjetër arrin, ai do të jetë i mirëpritur”.

Related posts

DUELI SPEKTAKOLAR/ WILDER paralajmëron FURYN: Jam një gladiator që NUK VDES, do të…

Isa.Autor

FITUESI I KUPËS SË BOTËS/ Irritohet Griezman: Unë e meritoj që të jem në podiumin e “Topit të Artë”

Isa.Autor

REALIZOI TRIPLETË KUNDËR BJELLORUSISË/ Bejl: Nuk largohem nga kombëtarja, për golat…

Delo.autor

Leave a Comment