Futboll Sport

FLAMURI ME KAFKË DHE KOCKA TË KRYQËZUARA/ Simboli i klubit gjerman përfundon në listën e antiterrorizmit anglez (FOTO)

Fubball-Club St. Pauli von 1910 e.V., më mirë i njohur si St. Pauli, është një klub shumësportësh me bazë në lagjen me të njëjtin emër të Hamburgut dhe është i famshëm kryesisht për skuadrën e futbollit, që aktualisht luan në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

St. Pauli nuk është një skuadër çfarëdo, dhe mjafton të shkelësh në Millerntor Stadium për ta kuptuar. Në tribunën e tifozëve më të zjarrtë, valëviten qindra Jolly Roger, flamuri me kockat e kryqëzuara dhe kafkën, simboli i piratëve.

Pikërisht ky simbol është shfaqur në një listë zyrtare të antiterrorizmit britanik që lufton edhe radikalizmin. Organizata e klasifikon simbolin e klubit gjerman si një degë e mundshme “e së djathtës ekstreme”. Klubi dhe tifozët nuk janë dakord dhe kanë reaguar ndaj akuzës së rëndë.

Edhe James Lawrence, futbollist anglez i St. Pauli-t, ka dalë në mbrojtje të klubit dhe ka shkruar në Instagram:

“Gjithçka që mund të them është se jam krenar për skuadrën time dhe për atë që përfaqëson. Jam krenar për vlerat që kemi. Krenar që luaj te St. Pauli. St. Pauli është antifashist, anti-racist, anti-seksist dhe anti-homofob. Çfarë nuk të pëlqen?”.

Related posts

CHAMPIONS/ Boateng bën rolin e sulmuesit, gjen mjaft bukur rrjetën (VIDEO)

Delo.autor

GARA E MERKATOS/ Man City mposht Arsenal për firmën e talentit 14-vjeçar

Isa.Autor

KA ZGJEDHUR TË PËRFAQËSOJË NGJYRAT KUQ E ZI/ Talenti shqiptar firmos kontratë 3-vjeçare me klubin anglez

Delo.autor

Leave a Comment