Futboll Premier League Sport

E HABITSHME/ Ylli i CHELSEA tërhiqet nga arena ndërkombëtare në moshën 27-vjeçare

Një lajm sa i papritur, aq edhe befasues. Ylli i Çelsit vendosi t’i japë fund karrierës ndërkombëtare, edhe pse është vetëm 27 vjeç. Bëhet fjalë për Viktor Moses, i cili i befasoi të gjithë me zgjedhjen e bërë.

Mbrojtësi i krahut, që mund të luajë edhe si mesfushor e bëri publike zgjedhjen e tij, disa muaj pas një reflektimi të gjatë dhe konsultimit me familjen dhe miqtë e afërt. Dyshimet e para lindën menjëherë pas eliminimit të Nigerisë nga Kupa e Botës 2018, ku vendimtare ishte humbja 2-1 ndaj Argjentinës.

Në atë ndeshje, Moses realizoi golin e barazimit të përkohëshëm 1-1. Më parë në karrierën e tij, lojtari i Çelsit kishte një rol vendimtar në triumfin e “Super Shqiponjave” në Kupën e Afrikës 2013 dhe në kualifikimin e skuadrës deri në fazën e 1/8 të Botërorit 2014.

Lamtumirën nga Kombëtarja, Moses e bëri nëpërmjet një letre, ku argumentoi se tashmë dëshiron të përqendrohet maksimalisht në karrierën e tij me klubin, por edhe t’i dedikohet më tepër familjes së re. 27-vjeçari u shpreh se me largimin nga Kombëtarja e Nigerisë i hap rrugë yjeve të rinj të vendit që të rriten dhe të shkëlqejnë.

Related posts

FLET MESFUSHORI FRANCEZ/ Pogba: Nuk më duhet shiriti i kapitenit, një lider nuk është dikush që…

Isa.Autor

ZYRTARE/ “Ndahet” Kategoria e Parë, mësohen dy grupet e sezonit të ri

Isa.Autor

BOURNEMOUTH-CHELSEA/ Vendasit thellojnë shifrat, shënon sërish King

Delo.autor

Leave a Comment