Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA E PESTË E SUPERIORES/ Gjashtë pretendentet për titullin “përplasin brirët”, ja axhenda…

Java e pestë e Superiores do të jetë një luftë e vërtetë ku 6 skuadrat pretendente për titullin do të ndeshen me njëra tjetrën.

Teuta dhe Tirana kryesuese do të testojnë forcat e njëra-tjetrës për të dhënë një ide cila do të jetë udhëheqësja e re e kampionatit. Partizani do të përplasë brirët me Kukësin që pësoi humbjen e parë nga Teuta në javën e katërt. Ndërsa Vllaznia do të rikthehet të luajë në shtëpi aty ku do të presë Dinamon.

Sa i përket dy përballjeve të tjera, Egnatia do të luajë në transfertën e vështirë kundër Laçit, ndërsa Kastrioti do të presë Skëndërbeun. Ndeshjet do të jenë të ndara në dy ose tre ditë duke filluar nga data 17 tetor pas kthimit nga pushimet e kombëtareve.

Java e 5-të e Superligës

Teuta-Tirana

Partizani-Kukësi

Vllaznia-Dinamo

Kastrioti-Skënderbeu

Laçi-Egnatia

Related posts

E VEÇANTË/ Newcastle prezanton japonezin e parë në historinë e klubit, kushtoi…

Isa.Autor

Allegri: Jam krenar për ekipin tim, po luftojmë në tre fronte!

Q.Autor

HUMBI ME RIVALIN DIREKT/ Cungu e ka me gjykimin: I lumtë Flamurtarit që merr arbitrat që do

Isa.Autor

Leave a Comment