Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ SHBA në festë: Këtë sezon aty luan REALI ose BARCELONA

Festë për tifozët amerikanë të futbollit. Një ndeshje zyrtare e kampionatit spanjoll të futbollit do të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë sezon. Marrëveshja është arritur mes presidentit të La Liga-s dhe Relevent, një firmë ndërkombëtare e organizimit të eventeve që ka për qëllim të promovojë futbollin në SHBA dhe Kanada.

Pronari i skuadrës së futbollit amerikan Miami Dolphins Stephen Ross, konfirmoi për marrëveshjen në gazetën spanjolle “El Pais”. Ideja është që në këtë sezon, një nga skuadrat, Barcelona ose Real Madridi të luajnë në takim zyrtar. Edhe presidenti i La Liga-s, Javier Tobas e konfirmoi këtë bisedë për gazetën sportive “AS”.

“E kam thënë më parë, që punojmë të organizojmë takime në kampionatet e ardhshme jashtë Spanjës. Por qëllimi është që kjo të ndodhë që këtë sezon.”

Por sigurisht që asnjë takim nuk do të organizohet, pa vënë në plan të parë interesin e skuadrave spanjolle të përfshira. Ndërkohë, fansat e shumtë të futbollit dhe yjeve të tij evropianë, ëndërrojnë t’i shikojnë ata në SHBA.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Dështoi me Real Madrid, Lopetegui gati të marrë drejtimin e klubit…

Delo.autor

JUVENTUS/ Mamaja e Ronaldos bën përgënjeshtrimin e bujshëm: Nuk është e vërtetë që…

Sadik.Autor

SKANDALI/ Gafa e pabesueshme në Copa Libertadores, arbitrat pezullohen pa afat (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment