Futboll Sport

NUK BINDI TEK SCHALKE/ Donis Avdijaj firmos me skuadrën E MADHE holandeze

Sulmuesi nga Kosova, Donis Avdijaj ka nënshkruar me holandezët e Willem II. Avdijaj është rikthyer përsëri në Eredivisie, por kësaj radhe tek Willem II dhe jo tek Roda JC,

21-vjeçari nga Kosova, i cili kaloi gjashtë muaj të suksesshëm në huazim te Roda vendosi ta vazhdojë përsëri karrierën në kampionatin holandez.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka nënshkruar për një vit me Willemin. Megjithatë, klubi holandez ka mundësinë të zgjasë kontratën edhe për një vit.

Ai ka të drejtë të luajë menjëherë dhe për këtë arsye mund të përdoret për ndeshen kundër FC Groningen. Transferimi te Willemi e ka bërë të lumtur edhe Avdijajn, i cili këtë e tregoi gjatë prezantimit të tij. Për Avdijajn ishin të interesuara edhe disa skuadra turke dhe angleze, por në fund vendosi për atë holandeze.

Related posts

“BORA NUK ËSHTË IDEALE, NE…”/ Gruaja e Schumacher rrëfen për herë të parë si ish-piloti e parandjeu aksidentin

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Liverpool dhe Real Madrid gati të sfidohen për talentin e Ligue 1…

Delo.autor

Kurbinasit gati për “provën” e parë, 47 ditë pa marrë pikë të plota

Sadik.Autor

Leave a Comment