Breaking News Futboll Kategoria Superiore Sport

DHUNA NË NDESHJEN TIRANA-PARTIZANI/ Arrestohet një tifoz, dy në kërkim, 6 nën hetim (EMRAT)

Një tifoz i arrestuar, 2 në kërkim e ndërsa 6 të tjerë në hetim! Është ku bilanci i policisë për dhunën e ushtruar në ndeshjen e luajtur pasditen e së dielës, Tirana- Partizani në stadiumin “Selman Stërmasi”. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në pranga ka rënë Elton Bande. 29-vjeçari ka qenë në arrest shtëpie, por ai e ka thyer për të qenë i pranishëm në stadium për të parë skuadrën e tij.

9 të proceduar për aktet e dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndër ta, 1 i arrestuar, 6 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim.

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit:

– E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është konfliktuar me tifozët e Partizanit. Nga verifikimet e bëra ky shtetas rezultoi me masë sigurie “Arrest shtëpie”, të cilën e kishte thyer duke dalë nga banesa.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive”, shtetasit:

– M. M., 22 vjeç, banues në Tiranë;
– A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;
– Th. B., 25 vjeç, banues në Tiranë;
– B. L., 46 vjeç, banues në Tiranë;
– G. Q., 28 vjeç, banues në Tiranë;
– E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë;

Këta shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani kanë hedhur në fushë lëndë piroteknike.

Janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas për veprat penale për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive” “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes janë konfliktuar me tifozët e Partizanit. Gjithashtu dyshohet se këta dy shtetas, gjatë natës, përballë tribunës ku ishin ulur, kishin hapur tre gropa, të cilat i kishin mbushur me një sasi lënde piroteknike me menkanizëm me ndezje elektrike.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Related posts

ZBULON ARSYEN PSE U LARGUA NGA SPANJA/ Neymar rrëfen: Ika nga Barcelona sepse doja…

Delo.autor

ROMA DHE TOTTENHAM SHQFAQIN INTERES/ Hysaj vendos për të ardhmen…

Delo.autor

PREKËSE/ AMANETI I PAZAKONTË i tifozit të ndjerë: Në vend të luleve, sillni golat e…

Isa.Autor

Leave a Comment