Futboll Seria A Sport

DUAN “TRIPLETËN”/ Khedira: Po pres me padurim të luaj përkrah RONALDOS

Mesfushori i Juventus Sami Khedira po pret me padurim startin e sezonit për të luajtur përkrah Cristiano Ronaldos. Bardhezinjtë e nisin sezonin e ri ndaj Chievo-s të shtunën në mbrëmje, dhe gjermani ka shfaqur emocionet e tij në Instagram.

“Do të rifillojmë në Verona,” shkruan Khedira. “Mezi po pres për sezonin e ri, dhe do të jetë fantastike të luaj përsëri përkrah Ronaldo-s që pas kohës kur ishim te Real Madrid.

“Megjithëse emocionet për sezonin e ri janë të mëdha, kjo ka qenë një nga verat më të vështira të karrierës sime. “Pas një sezoni të mirë tek Juventus ku shënova nëntë gola, luajta dy ndeshjet më të këqija me Gjermaninë në Botëror.

“Nuk luajtëm si ekip dhe jemi eliminuar me të drejtë. Kritikat ndaj nesh kanë qenë të justifikuara.”

 

Related posts

E FUNDIT/ JUVENTUSI arrin marrëveshjen me sulmuesin e ARSENALIT

Isa.Autor

JUVJA NUK NJEH KONKURRENT/ Allegri: “Inter na VENDOSI në vështirësi, por ja dolëm”

Isa.Autor

ZYRTARE: Largohet nga PSG-ja, ‘ylli’ brazilian transferohet në Angli

Q.Autor

Leave a Comment