Futboll La Liga Sport

FITUAN SUPERKUPËN/ COSTA  falënderon klubin që nuk e lejoi largimin e GRIEZMANNIT

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa, është falënderues ndaj drejtuesve të klubit madrilen për përpjekjet e tyre gjatë këtij afati kalimtar. Përveç transferimit të lojtarëve të rinj, Costa e konsideron afatin kalimtar të suksesshëm edhe për shkak të mbajtjes së francezit Antoine Griezmann.

Verën e kaluar, Griezmann kishte qenë shumë afër transferimit në Manchester United, ndërsa këtë verë spekulohej se ai do të transferohej në Barcelonë. Megjithatë, ai tani ka rinovuar kontratën e tij me Atletico Madridin dhe këtë gjë ka thënë se e ka bërë pasi që beson në projektin e klubit.

“Atletico vazhdon të rritet, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Ne duhet t’i falënderojmë personat që e drejtojnë klubit për transferimin e lojtarëve të rinj, si dhe që nuk e lejuan largimin e Griezmannit”, ka thënë Costa.

“Nëse vazhdojmë të punojmë po kaq shumë, brenda dhe jashtë fushës, do të vazhdojmë të rritemi kështu siç kemi bërë gjashtë vitet e fundit”.

Mbrëmë, Atletico filloi sezonin e ri me trofe, pas fitoren në ndeshjen e Superkupës së Evropës kundër Real Madridit me rezultat 2-1.

Related posts

ÇUDIA NË NDESHJEN E BOTËRORIT/ Portieri zbret në fushë dhe zëvendësohet pas himnit

F.autor

(FOTO) Njihuni me 10 futbollistët me klauzolën më të lartë, të prishjes së kontratës

Q.Autor

E PABESUESHME/ Macja bën parashikimin SURPRIZË për finalen e Botërorit

Isa.Autor

Leave a Comment