Futboll Sport

E FRIKSHME/ Futbolli latin s’ndryshon kurrë, San Lorenco kualifikohet mes DHUNËS (VIDEO)

Rikthehen problemet në futbollin latin. Kilianët e Deportes Temuko fituan ndeshjen e kthimit të Kupës së Amerikës së Jugut, me rezultatin 1-0 përballë San Lorencos. Argjentinasit kishin fituar sfidën e parë në shtëpi me tris golash (3-0) dhe avancuan më tej, ku do të përballen me Nacionalin e Uruguait.

Sfida është shoqëruar me probleme, ku tifozët kilianë kanë goditur portierin e San Lorencos, ndërsa në fund është goditur dhe përgatitësi fizik i ekipit argjentinas, i cili u largua i gjakosur në fund të ndeshjes.

Në fund të ndeshjes, Nikolas Navarro, i cili ishte heroi i ekipit argjentinas, shpërtheu për trajtimin e marrë në Kili. “E turpshme, nuk kemi qenë në gjendje as të bëjmë dush në fund të ndeshjes”, foli portieri 33-vjeçar, i cili u godit me monedhë nga tifozët e Deportes Temukos.

Related posts

DISFATA NDAJ PSG-SË NË CHAMPIONS/ Trajneri Koeman bën mbledhje tek Barcelona. Ja çfarë ndodhi…

Delo.autor

LIVE/ Starton sfida Watford-Arsenal

Delo.autor

ARSENAL-RENNES/ “Topçinjtë” dyfishojnë shifrat, shënon Maitland-Niles

Delo.autor

Leave a Comment