Futboll La Liga Sport

U TURPËRUAN NË SUPERKUPË/ Lopetegui: 3 emra për të rikthyer buzëqeshjen në Madrid

“Nuk besoj se politikat e klubit do të ndryshojnë edhe aq shumë pas kësaj ndeshjeje”, deklaroi një natë më parë Julen Lopetegui që nga Talini, ku Real Madridi sapo ishte mundur 4-2 nga Atletico në Superkupën e Europës.

Por sipas medideve kryesore në Madrid kjo ankesë e vogël është shndërruar rrugës për në Spanjë në një sinjal SOS kunderjt presidentit Florentino Perez. Trajneri i ri i Realit kërkon lojtarë të tjerë në radhët e skuadrës kur kanë mbetur edhe pesë ditë kohë për të bërë ndryshimet e fundit.

Ai e kuptoi mjaft mirë rënien e fortë fizike të ekipit të mërkurën në mbrëmje dhe mungesën e alternativave. Kur u dëmtua Casemiro e zënvedësoi me Ceballos, ndërsa si sulmues i fundit shtesë i kishte mbetur vetëm Mayoral…

Dy vjet më parë, kur Zidane fitonte dopietën kampionat-Champions, kthente kokën pas në pankinë dhe shihte emra si James, Isco, Asensio e Morata. Një arsenal i vërtetë që i jepte mundësinë të kishte një plan B. Por sezonin pasardhës gjërat ndryshuan dhe kjo u ndje më së shumti në kampionat, ku Reali vuajti më tepër. Në atë periudhë u larguan James, Morata e Pepe dhe kjo ishte një prej arsyeve që vendosi të largohej në fund të sezonit.

“Nëse vjen njeri tjetër, por as nuk ikën njeri, atëherë jam i kënaqur”, pati thënë Lopetegui në konferencën e parë për shtyp në Miami, kur Reali bëri fazën përgatitore. Edhe pse ka mbërritur Courtois, është larguar Kovacic dhe mungoi blerja e madhe, që në mendjen e tij ishte konkretizuar te një emër: Neymar.

Kështu që ish-trajneri i Spanjës ka bërë një listë me tre emra që duket se e ka dorëzuar te Florentino Perez. i pari është Rodrigo, sulmuesi i Valencias dhe lojtari më i lehtë për t’u sjellë në “Bernabeu”. Ai është prej disa kohësh në planet e Real Madrid dhe për të bindur skuadrën e tij, mund të ofrohet edhe një këmbim me Keylor Navas.

Lopetegui kërkon edhe Marcos Alonso nga Chelsea, edhe pse e di që do të jetë shumë e vështirë. Mbrotësi i krahut të majtë mund të luajë edhe në qendër dhe vlerësohet shumë prej trajnerit, që i dhuroi edhe grumbullimin me Spanjën. Ndërsa emri kryesor që tekniku madrilen ka në listën e tij është Thiago Alcantara. Edhe nëse Luka Modric në fund qendron, mesfushori i Bayern Munchen pëlqehet shumë prej Lopeteguit, i cili do të donte ta kishte në Madrid. Tre goditje në pak ditë, për të ndryshuar humorin dhe ambiciet e skuadrës para nisjes së sezonit të ri.

Related posts

Akuzohet për doping/ UEFA vendos se kur do të jepet vendimi për Jashanicën

Sadik.Autor

Tifozët zgjedhin golin më të bukur të Botërorit… dhe nuk është ai i Maradonës! (Video)

Sadik.Autor

CONFERENCE LEAGUE/ Partizani dhe Laçi te favoritët, mësohen kundërshtarët e mundshëm të klubeve shqiptare

Delo.autor

Leave a Comment