Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Mbyllet pjesa e parë: Kukësi mban gjallë shpresën për kualifikim (VIDEO)

Kukësi po fiton 1-0 në përfundim të pjesës së parë kundër Torbedo Kutaisi, në sfidën e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Europa League. Gjithsesi skuadrës shqiptare i duhen edhe dy gola për të arritur kualifikimin, pasi është mundur me rezultatin 2-5 në ndeshjen e javës së kaluar në Gjeorgji.

Golin e vetëm për vendasit në “Elbasan Arena” e ka shënuar në minutën e 29 Reginaldo me 11-metërsh, të cilin e fitoi po vetë me një depërtim të bukur në zonë. Kuksianët e nisën ndeshjen në sulm, me shpresën që të merrnin një rezultat pozitiv, gjithmonë duke ëndërruar për kualifikimin, edhe pse i vështirë.

Megjithatë, edhe miqtë rrezikuan në disa raste për të shënuar, madje në të 38-tën me anë të Hilnka, por mesfushori sllovak ishte në pozicion jashtë loje.

Reginaldo pati një mundësi shumë të mirë në minutën e 43-të për të shënuar golin e dytë, por nuk arriti të devijonte saktë me kokë një krosim të bukur nga e majta.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Pochettino nuk jep garanci për yllin e ekipit, për të…

Delo.autor

RAMOS FLET KUNDËR SHOKËVE TË SKUADRËS/ Akuzon në Instagram Courtua, Nacho dhe Varane

Isa.Autor

Tre arsyet përse Franca fiton Kampionatin Botëror… (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment