Futboll Sport

ÇFARË TALENTI/ Djali i RONALDINHOS tek Cruzeiro, por NUK u pranua me MIK

Djali i Ronaldinhos është vetëm 13 vjeç por ka arritur të kalojë një provë të vështirë për t’u bërë lojtari i Cruzeiros, një prej klubeve më të mëdhenj në Brazil. Interesant është fakti që gjatë prezantimit ai është përpjekur që të fshehë identitetin, në mënyrë që drejtuesit e klubit të mos ndikoheshin kur të merrnin vendimin.

Joao Mendes dëshiron t’ia dalë vetë në jetë, pavarësisht se babai i tij është kampion bote me Brazilin, kampion Europe me Barcelonën dhe fitues i Topit të Artë. Më parë kishte bërë një provë edhe te Paris SG, një prej ish-skuadrave të shumta të babait, port e Cruzeiro dëshironte të futej me meritë, dhe jo nën “hijen” e emrit të madh të babait.

Sipas “Globoesporte” ai i ka mahnitur trajnerët e Cruzeiros por është ende shumë i ri për të nënshkruar një kontratë profesioniste.

Mendes është djali i Janaina Nattielle Mendes, një ish-balerinë e martuar me superyllin brazilian në vitin 2004. Martesa zgjati vetëm tre vite por prej saj lindi Joao, i cili me sa duket ka trashëguar talentin e papërsëritshëm të të atit.

Tani i takon mamasë që të vendosë nëse djali do të nisë karrierën si futbollist, edhe pse duhet pritur deri sa ai të mbushë 14 vjeç për t’u bërë zyrtarisht pjesë e klubit, sipas rregullave të futbollit brazilian. Gjithsesi emri duhet shënuar, nëse Joao i ngjan sadopak të atit…

Related posts

Shaqiri në mëdyshje për të ardhmen, peshkohet nga një ekip i Premier League

Sadik.Autor

E PAKUTIMITË/ “Shqiponja” e XHAKËS ndjell pakënaqësi, përsëritet historia si në BOTËROR

Isa.Autor

LIVE/ Chelsea-Arsenal, Hazard thellon shifrat për “Blutë e Londrës”

Delo.autor

Leave a Comment