Futboll Sport

KAMZA “BËN PAZAR” NË KUKËS/ 2 titullarë të verilindorëve pranë firmës

Kamza nuk ka ndërmend ta mbyllë vetëm me transferimet e kryera deri më tani këtë merkato. Ekipi nga periferia e kryeqytetit ka afruar së fundmi edhe lojtarin e Bylisit, Niko Zisi.

Sulmuesi ka nënshkruar për tre vite dhe tashmë Kamza ka hedhur sytë nga dy lojtarë të Kukësit. I pari është Sebino Plaku i cili kishte një kontratë me Kukësin për ndeshjet e Europës e ndërsa tani që aventura e tyre në Europë përfundoi lojtari mbetet i lirë.

Por është edhe një tjetër futbollist i Kukësit që si destinacion të ardhshëm mund të ketë skuadrën e Kamzës. Sipas asaj që bën me dije “Supersport” bëhet fjalë për portierin Stivi Frashëri. Korçari shkaktoi një penallti në ndeshje me Karabagun në eliminatoret e Uefa Champions League dhe më pas është gjobitur.

Dhe në ndeshjen e djeshme përballë Torpedos në portë ishte Maloku dhe duket se ardhmja e Frashërit është gjithnjë e më larg Kukësit.

Related posts

E pabesueshme: Shqiptari i qëllon 2 ndeshjet e mbrëmshme në Champions, koeficienti 540

Q.Autor

Zbllokohet finalja/ Reali e nis frikshëm dhe kalon epërsi me Kerim Benzeman (VIDEO)

Sadik.Autor

POLONIA NË KAOS/ Lewandowski sulmon Santos. Ishujt Faroe një test kolaudimi

F.autor

Leave a Comment