Futboll Seria A Sport

LEONARDO ZBULON PIKËN E DOBËT/ Juventusi synon Championsin, ndërsa kampionati…

Leonardo beson se edhe cikli i Juventusit do të ketë një fund, pasi bardhezinjtë synojnë triumfin në Champions League, sidomos pas blerjes së Cristiano Ronaldo. Ndaj për drejtorin sportiv të Milanit, kampionati i Serisë A mbetet i hapur. “Natyrisht që Juventusi është favorit dhe për të gjithë rivalët mbetet e vështirë të kapin ritmin e bardhezinjve, por gara për titull asnjëherë nuk është e sigurtë, pasi janë 38 javë. Por cikli i Juventusit do të përfundojë”, tha Leonardo.

Pikërisht dëshira për të fituar Champions do ta detyrojë skuadrën bardhezi të tolerojë diku, ndaj Seria A mund të jetë një objektiv edhe për skuadrat e tjera, përfshi edhe Milanin. “Është e vërtete që Juventusi do të përqendrohet më shumë te Champions League, që është objektivi kryesor i tyre. Ndaj Seria A do të jetë një objektiv për shumë skuadra Interi është përforcuar dhe është në rritje. Roma mbajti të njëjtin nivel si vjet, ndërsa Napoli ka ndryshuar pas ardhjes së Ancelotti. Mes këtyre skuadrave është edhe Milan, apo edhe Lazio, ndaj ka për të qenë kampionat i bukur”, tha Leonardo.

Related posts

BRAZILIANI “KËMBË ARTË”/ MESSI “pagëzon” Xavin e ri te Barcelona, ka stilin e La Masias

Isa.Autor

47 DITË AVENTURË ME MILANIN/ “Pistoleta Polake” barazon Higuanin me 480 minuta, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

RUSI 2018/ Kore e Jugut-Gjermani, ndeshja që mund të vendoset nga një penallti

Sadik.Autor

Leave a Comment