Tennis

PRETENDENTËT PA PROBLEME/ Federer, Djokovic e Halep fitojnë në Sinsinati

Pas shiut që ka rënë një ditë më parë, që ka sjellë edhe ndërprerjen në mes të disa ndeshjeve në turneun Masters të Sinsinatit në tenis, gjithçka i është rikthyer normalitet dhe kanë vijuar takimet e radhës. Djokovic ka mbyllur sot sfidën e nisur dje ndaj bullgarit Grigor Dimitrov, duke fituar 2-1 (2-6, 6-3, 6-4). Shiu duket se ndihmoi serbin, që pasi e nisi keq ndeshjen arriti t’i përmbysë shifrat, duke avancuar më tej. Një fitore të lehtë arriti edhe Roger Federer, që mundi 2-0 austriakun Leonardo Mayer (6-1, 7-6), në një takim ku vetëm seti i dytë dhuroi rivalitet.

Te femrat avancon më tej numri 1 në botë, tenistja rumune Simona Halep, që mposhti 2-0 (7-5, 6-4) australianen Ashleigt Barty, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione në shumicën e kohës. Një biletë për më tej arriti të sigurojë edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina, që mundi 2-0 (6-4, 6-4) amerikanen Amanda Anisimova, ndërsa tenistja holandeze Kiki Bertens mposhti 2-1 estonezen Anett Kontaveit. Turneu Masters i Sinsinatit është turneu i fundit në prag të grand slam të US Open, që do të nisë në fund të gushtit në Nju Jork.

Related posts

VDEKJA TRAGJIKE QË SHOKOI BOTËN/ Tenisti i njohur del në fushë me fanellën e Kobe Bryant (FOTO)

Delo.autor

GRAND SLAM “US OPEN”/ Serena Williams mposht me lehtësi tenisten Sharapovën

Delo.autor

Search for the next Li Na: More difficult than you think

admin2

Leave a Comment