Futboll Sport

PROMES ISHTE GATI PËR REKRUTIM/ Gatuzo: Dua burra në ekip

Merkato e Serie A është mbyllur dhe “SportItalia” raporton se Milan hodhi poshtë mundësinë që të marrë Kuinsi Promes në huazim nga Spartak Moska.

Mediet italiane pretendojnë se ka pasur një tjetër lëvizje të heshtur të braktisur, duke sugjeruar se drejtuesit e Spartak Moskës ishin të gatshëm të huazonin Promes te Milani, por “Rossonerët” e hodhën poshtë atë, pasi nuk ishte lojtari që Gatuzo kërkonte.

Disa ditë më parë, kur merkatoja ishte ende e hapur, Gatuzo tha se kërkon burra në skuadër, që luajnë për fanellë e jo që interesohen për autografe dhe flokët e bukura. Me shumë gjasa ka folur për Promes…

Anësori 26-vjeçar holandez ishte gjithashtu i lidhur me skuadrën e Romës, por vetë Promes preferonte të kalonte te Milani para skuadrës kryeqytetase.

Related posts

NUK NDALET ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Roma synon të “rrëmbejë” mbrojtësin tjetër të Serie A…

Delo.autor

“KISHIM RIVALITET NË LA LIGA”/ Ronaldo: Ju tregoj çfarë admiroj tek Messi

Delo.autor

Markus Babbel: Klopp nuk mund të bëhet trajner i Bayern Munich

Sadik.Autor

Leave a Comment