Futboll La Liga Sport

NË SPANJË JANË TË BINDUR/ Brenda javës së ardhshme Eriksen vishet “merengues”

Florentino Perez ka deklaruar se është gati të shpenzojë 300 milionë euro për të sjellë në Madrid një super-lojtar, duke i vënë gishtin brazilianit Neymar, por një tjetër lojtar që është në listën e shpenzimeve të skuadrës “merengues” është danezi Christian Eriksen. Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, lojtari që luan me Tottenham do të zbarkojë në Madrid javën e ardhshme. Perez nuk do të presë ditët e fundit të merkatos për të mbyllur këtë transferim, por dëshiron që ta realizojë atë që javën e ardhshme.

Skuadra madrilene ka nevojë për një lojtar që të luajë në krahë dhe Eriksen konsiderohet i përshtashëm për të kryer këtë detyrë, i aftë teknikisht dhe që ofron shumë asist, duke qenë një ndihmë e madhe për Luka Modric. Edhe te Tottenham mendojnë se largimi i mesfushorit 26-vjeçar është i sigurtë, madje trajneri Mauricio Pochettino deklaroi se pret largime të lojtarëve “vip” nga skuadra deri më 31 gusht, kur mbyllet merkato në La Liga. Eriksen do të shkojë në Madrid edhe pse nuk u largua Modric, pasio konsiderohet një blerje me vlera për madrilenët.

Related posts

“ZHDUKJA” E SHAQIRIT NGA EKIPI/ Klopp shpjegon mungesën: Kemi luajtur me mjaft ekipe që kanë…

Delo.autor

Fathy befason të tijët, Rusia kalon në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

AVENTURA E RONALDOS DREJT FUNDIT/ Juventus përpilon listën me 5 sulmues për zëvendësuesin ideal, ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment