Futboll Seria A Sport

Lazio-Napoli/ Italia është gati të mirëpresë Carlo Ancelottin pas 9 vitesh

Jo vetëm Cristiano Ronaldo… Italia është gati të mirëpresë edhe Carlo Ancelottin sot, edhe nëse në këtë rast është një kthim i mirëpritur. Trajneri italian do të përballet me Lazion, me Napoli e tij, në atë që me siguri do të shënojë ndeshjen e madhe të ditës së parë.

Carlo Ancelotti mungon prej nëntë vjetësh si trajner zyrtar i Seria A. Më 31 maj 2009, ai drejtoi ndeshjen e fundit si trajner i Milanit, duke fituar 2-0 kundër Fiorentinës, me golat e Kaka dhe Pato.
Kjo ndeshje i ka lejuar qasje të drejtpërdrejtë Milanit në Ligën e Kampionëve, ndërsa të gjithë tifozët e Napoli pyesin: “Carletto, a do të përmbushë ëndrrën e itullit?”

Nga fundi i majit, Ancelotti u largua nga Italia për nëntë vjet, duke provuar stolat e Chelsea, PSG, Real Madrid dhe Bayern Munich, duke vazhduar për të mbledhur sukseset dhe triumfe. Por sfida e Napolit është ndoshta më e komplikuara e karrierës së tij.

Këtu nuk fillon me favoret e favoritit, këtu nuk ka në dispozicion kampionët absolutë, që ka qenë në gjendje të menaxhojë pothuajse në të gjithë karrierën e tij. Në qoftë se do të bëjë mirë edhe me ngjyrën blu të Napolit, atëherë Carlo Ancelotti do të njihet, edhe më shumë, si një prej trajnerëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Formacionet e mundshme
LAZIO (3-5-1-1): Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Marusic, Parolo, Badelj, Milinkovic-Savic, Caceres; Luis Alberto; Immobile.
NAPOLI (4-3-3): Karnezis; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Allan, Hamsik, Zielinski; Callejon, Milik, Insigne.

Related posts

Tottenham vendos çmimin e Harry Kane, më i shtrenjtë se Messi e Ronaldo

Q.Autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Pasi dështuan me Neymar, Barcelona nisi kontaktet me lojtarin tjetër brazilian…

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN YLLI GJERMAN/ Mario Gotze: Gjithmonë kërkoj sfida të reja, jam në kontakt me…

Delo.autor

Leave a Comment