Futboll La Liga

Xavi: Zidane, një shembull që duhet ndjekur në çdo gjë

Xavi Hernández ka rishikuar atë qw për të ka qenë njw nga lojtarët më të mirë në histori dhe e ka bërë kwtw në “Bein Doha”. “Kush nuk ka qenë një tifoz i Maradonës, apo është tani i Messit? Ata janë lojtarë të futbollit magjik, më të mirët e brezit të tyre”.
Ish-futbollisti i Barcelonws vazhdoi të fliste për ata që kanë qenë idhujt e tij: “Maradona, Messi, Pelé, Cruyff, Zidane, Di Stefano… janë në kujtesën e të gjithë adhuruesve të futbollit. Ata kanë qenë lojtarë të ndryshëm”.
Xavi kishte një afinitet të veçantë me Zinedine Zidane: “Sigurisht, e admiroj atë, sepse ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm, ka qenë një mrekulli për ta parë tek luante. Dhimbja ime ishte po të vuante te Real Madridi. Të gjithë e kanë admiruar Zidane dhe vazhdojnë ta admirojnë. Ai është një zotëri, një njeri i ndjeshëm dhe fisnik, i respektuar nga e gjithë bota e futbollit. Zidane është një shembull që duhet ndjekur”.

Related posts

Crespo: Mourinho shkruar historinë dhe gjithçka ka ndryshuar pas tij

Sadik.Autor

“GARDIANI” DONNARUMMA MBAN NË ANKTH MILANIN/ Agjenti Raiola “frenon” rinovimin, ja shkaku

Delo.autor

E PABESUESHME/ Newcastle bën një blerje rekord, ja çfarë ngjashmërie me filmin “Goal” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment