Futboll La Liga Sport

MBROJTJA E TITULLIT/ Valverde: Vështirë nuk është të fitojmë, por të fitojmë…

Pasi kishte një debutim shumë të suksesshëm si trajner i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka bërë të ditur se është me e vështirë që të mbahet ritmi për të fituar. Katalanasit presin Alavesin në Camp Nou të shtunën në duelin e parë të sezonit në La Liga.

“Alvesi është një ekip që ka luajtur lojë të mira në Camp Nou”. “Ata ishin ekipi i fundit që fitoi këtu dhe që prej asaj kohe, Abelardo erdhi dhe ka nxitur një lojë të mirë”, u shpreh Valverde.

Afati kalimtar në Spanjë po përfundon pas dy javësh dhe Valverde nuk ka përjashtuar mundësinë e tjera transferimeve. “Unë gjithmonë do të them se ne kemi mjaftueshëm lojtarë për gjithë sezonin, por e kuptoj se derisa afati kalimtar të jetë i hapur, kurrë nuk i dihet”.

“Unë kam lojtarë të mëdhenj dhe një ekip të mrekullueshëm”. “Nuk e kam të vështirë që të fitoj, por është më e vështirë që të fitoj sërish”, potencoi Valverde.

Related posts

I HABITUR NGA ECURIA E MILAN? Pioli: Jo, gjithmonë kam besuar te lojtarët e mi

Delo.autor

Momenti kur kroati Bruno Boban humbi jetën në fushë (VIDEO)

Sadik.Autor

FOTOT/ Tifozja më tërheqëse e “Euro 2020” që u fut në mes të fushës duke bllokuar ndeshjen

Delo.autor

Leave a Comment