Futboll La Liga Sport

Barcelona nis luftën kundër falsifikimit, miliona euro dëm

Barcelona ka marrë një aksion të fuqishëm kundër rishitjes dhe falsifikimit të biletave dhe aboneve. Pas mbledhjes së bordit drejtues të klubit katalanas që u zhvillua ditën e hënë, zëdhënësi i skuadrës, Josep Vives, ka njoftuar se 2823 abone të falsifikuara janë gjetur ditën që u luajt “El Classico” në “Camp Nou”. Kjo shifër biletash i ka kushtuar klubit 1.5 milionë euro dëm financiar.

Zëdhënësi për shtyp vijoi të tregojë se Barça do të ndërmarrë procedura penale, duke parasysh se klubi është dëmtuar financiarisht. “Punonjësit konfiskuan 2823 bileta të falsifikuara kur tifozët po hynin në ‘Camp Nou’ për të parë ndeshjen Barça-Real. Po flasim rreth një grupi njerëzish të organizuar, ndaj na duhen mjete për të vepruar”.

Megjithëse në “Camp Nou” shumë tifozë përdorin abonimet për të parë ndeshjen, Vives bën të qartë se “ekziston një përdorim jo i mirë i aboneve dhe përgjegjësia e përdorimit bie mbi mbajtësin”. Ai vijoi që të këmbëngulë se “drejtuesit kanë pasur si synim luftën kundër mashtrimit, ndaj kjo është arsyeja pse u aktivizuan 120 njerëz për të zbuluar abonetë e falsifikuara në ditën e ‘El Classico’-s”.

Komsioni i Disiplinës në Spanjë ka vendosur që të marrë masat e para kundër këtij fenomeni. Ata me anë të një deklarate për shtyp pohojnë se: “Komisioni ka vendosur të marrë masa parandaluese si dhe nisjen e procedimit disiplinor për 2823 personave”. Ndërsa zëdhënësi për shtyp vijoi të thotë se “për të gjithë duhet të bëhet procedim individual”.

Dëmi i klubit katalanas, sipas Vives është “rreth 1.5 milionë euro për klubin në një ndeshje. Është e vështirë të mendosh se sa mund të ketë qenë për një sezon të tërë”. Pjesë e këtij grupi që ka falsifikuar abonetë janë dhe 72 punonjës, tashmë të akuzuar për mashtrim.

Sanksionet ndaj atyre që janë kapur me bileta të falsifikuara mund të variojnë nga pezullimi i statusit të një anëtari deri në dy vite apo deri në dëbim.  Ndërsa Komisioni i Disiplinës ka kërkuar që të gjithë të abonuarëve nuk duhet t’iu njihet aboneja aktuale dhe kështu që duhet të presin për një të re.

Related posts

NBA/ Lakers zyrtarizojnë blerjen e parë, ylli i Oklahomës firmos për kampionët

Delo.autor

PËRBALLET ME KRITIKAT/ Bale, pesë vjet në Spanjë dhe nuk di…

Sadik.Autor

HUMBJA TURPËRUESE NË NORVEGJI/ Mourinho dhe tekat e tij, ja çfarë pritet të ndodhë me Kumbullën…

Delo.autor

Leave a Comment