Derbi i parë i sezonit 2018/19 të La Liga-s do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, aty ku Getafe do të përballet me 33 herë fituesit e kampionatin spanjoll. Kjo do të jetë edhe ndeshja e debutimit në La Liga për Julen Lopetegui si trajner i “Los Blancos”. Sezoni i ri i madrilenëve ka filluar pa Zinedine Zidane, Cristiano Ronaldo dhe me një humbje 4-2 të pësuar kundër Atletico Madrid në Superkupën e Spanjës të mërkurën e kaluar.
Tani, ata do të kërkojnë ta nisin në mënyrën e duhur kampionatin pasi e mbyllën atë të fundit 117 pikë larg kampionëve të Barcelona-s. Trajneri Pepe Bordalas ka udhëhequr Getafen drejt ngjitjes në ategorinë kryesore të kampionatit spanjoll në 2017-ën. Sezonin e kaluar, Getafe ka shkuar shumë afër një kualifikimi në Europa League pasi grumbulloi 55 pikë në total. A do të arrijnë lojtarët e Bordalas ta vazhdojnë këtë paraqitje të mirë edhe në këtë takim?
Nuk do të jetë aspak e lehtë, duke parë se “Los Blancos” kanë humbur vetëm një nga 13 ndeshjet e kampionatit që kanë luajtur në shtëpi kundër Getafe (11 fitore, 1 barazim), që ka pësuar 30 gola në shtatë udhëtimet e fundit në “Bernabeu”. Transferimi i Ronaldo-s tek Juventus ka lënë një boshllëk të madh në radhët e “merengues”.
A do të arrijë Gareth Bale të bëhet lideri i skuadrës dhe të përgënjeshtrojë kritikët e tij në këtë sezon? Uellsiani është lojtari i madrilenëve që duhet mbajtur nën vëzhgim në këtë ndeshje. Ndërkohë, sulmuesi i ri i Getafe, Jaime Mata, pritet të jetë rreziku numër një për mbrojtjen vendase, duke parë se ai ka qenë golashënuesi më i mirë në sezonin e kaluar të kategorisë së dytë të futbollit spanjoll me 33 gola në 39 ndeshje të luajtura me Valladolid.
Statistika
– Këto dy skuadra nuk kanë dalë asnjëherë barazim në 26 ndeshjet e luajtura në kampionat.
– Getafe ka regjistruar pesë ndeshje pa pësuar gol në ndeshjet e kampionatit të kaluar që ka luajtur në transfertë, duke pësuar 1.05 gola për takim.
– Real ka shënuar më shumë gola në shtëpi (54) se çdo ekip tjetër i sezonit të kaluar të La Liga-s.
– Real nuk humbet ndeshjen hapëse të kampionatit që nga sezonin 2008/09, kur është mundur 2-1 në fushën e Deportivo La Coruna.
