Futboll Seria A Sport

TRIUMFON ME DOPIETËN E KEAN/ Juventusi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Juventus kalon në çerekfinalen e Copa Italia pas fitores 2-0 ndaj Bologna-s në Dall’Ara.

Massimiliano Allegri kishte bërë goxha rotacion në prag të Superkupës së Italisë ndaj Milan. Në sy ra aktivizimi nga minuta e parë e Moise Kean, i cili ka shënuar golin e dytë.

Dy gola ka shënuar Kean me Juventus në të gjithë kompeticionet, të dy kanë ardhur ndaj Bologna-s në Dall’Ara (i pari i shënuar më 27 maj të 2017 në Serie A). Që tani talenti e ka gjetur viktimën e tij të preferuar.

Juventus arrin të shkëlqejë edhe pa Dybala dhe Ronaldo, të cilët ishin në stol. Por duhet thënë se edhe Bologna ja bëri shumë të thjeshtë, sidomos me golin e parë, që ishte një gabim i portierit Da Costa.

Related posts

PARA DERBIT TË MADONINËS NË COPPA ITALA/ Shikoni si i pret tifozeria përpara stadiumit me kore (VIDEO)

Delo.autor

Nuk është momenti për shaka! Tifozët tërbohen me Griezmann

Sadik.Autor

MILANI RINIS SEZONIN MBARË/ Triumfon ndaj Lecces me KATËR gola

Delo.autor

Leave a Comment