Futboll Seria A Sport

SPEKTAKOLARE/ Hysaj fiton “derbin” ndaj Strakoshës, Napoli përmbys Lacion (VIDEO)

Napoli doli fitimtar nga ndeshja e parë në “Olimpico” të Romës, teksa mundi me përmbysje Lacion, me shifrat 1-2. Të parët që kaluan në avantazh, ishin vendasit, me një gol fantastik, nga ana e Çiro Imobiles.

Por, reagimi i Napolit, erdhi që në pjesën e parë, ku barazoi Milik, dhe kështu në dhomat e zhveshjeve skuadrat shkuan në baraspeshë. Në të dytën, mjaftoi një perlë e Lorenco Insinjes, e cila edhe pse u shoqërua me zgjatjen e Strakoshës, përfundoi në rrjetë, me portierin shqiptar që nuk kishte çfarë të bënte.

Kështu, është Napoli i Hysajt që merr 3 pikët e para në Seria A, në një ndeshje të vështirë si kjo ndaj Lacios, dhe hedh menjëherë kandidaturën, për të ndjekur Juventusin.

Related posts

Flamurtari rigjen buzëqeshjen me Muarem, përmbys Teutën në Vlorë (VIDEO)

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Shi, aksidente dhe spektakël në pistë. Ja cila u zgjodh gara më e bukur e 2019 (VIDEO)

Delo.autor

“Kjo nuk është normale”- Klopp i shokuar me debutimin e Shaqirit

Sadik.Autor

Leave a Comment