Futboll Seria A Sport

Shokojnë tifozët e Lacios/ Fletushka KUNDËR GRAVE në 10 rreshtat e parë (FOTO)

‘’Në dhjetë rreshtat e parë të Curva Nord nuk duam që të ketë gra, bashkëshorte apo të fejuara. Kjo është ajo që lexohet në disa fletushka, të pranishme në çdo vend të stadiumit, para ndeshjes Lazio-Napoli që u mbyll me fitoren e skuadrës së Hysaj-t me rezultatin 1-2.

“Ky sektor i stadiumit është një vend i shenjtë për ne. Një ambient me një kod të pashkruar që duhet respektuar. Ne nuk e pranojmë që të ketë gra, bashkëshorte apo të fejuara, të cilat i ftojmë të ulen nga rreshti i 10-të e më tej. Kush e zgjedh stadiumin si alternativë për momente romantike, duhet të gjejë një vend tjetër, në sektorët e tjerë”.

Këto fletushka janë nënshkruar nga ‘Direttivo Diabolik Pluto’. Diabolik është i njohur si një nga udhëheqësit e Irreducibili, grup historik i ultrasve të Lazio-s.

Related posts

JUVENTUS THELLON SHIFRAT/ Shënon një gol me kokë Rugani (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Irlanda Veriore-Holandë. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

“UNË FLAS KUR DUA”/ Ronaldo shfryn sërish: Botërori? Do ishte çmenduri nëse…

F.autor

Leave a Comment