Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Juventus, takim i ri me Milanin/ Bonucci është më afër rikthimit

Kthimi i Leonardo Bonucci tek Juventusi po i afrohet finishit. Drejtuesit bardhezinj kanë vazhduar të punojnë për mbylljen e marrëveshjes me agjentët e dy lojtarëve (Bonucci dhe Caldara), teksa nga SHBA kanë arritur edhe dakordësia e Massimiliano Allegrit: “Rikthimi i Bonuccit? Marrëdhënia ime me Leon ka qenë gjithmonë e mirë, por gjatë karrierës sime si trajner kam pasur diskutime me shumë lojtarë. Nuk kam probleme me të. Juventusi ka pesë mbrojtës të shkëlqyeshëm, klubi mendon për merkaton”.

Një pjesë e rëndësishme, që i është shtuar një misteri, i cili ende nuk ka përfunduar, por është duke u zhvilluar mirë. Bonucci e ka mendjen të mbledhur për t’u kthyer në Torino, Beppe Marotta dhe Fabio Paratici duan ta kënaqin atë dhe Leonardon, me këtë të fundit, drejtor i ri i Milanit, që ka njoftuar faktin se “kapiteni kuqezi ka shprehur dëshirën për të luajtur përsëri te Juventusi”. Një marrveshje drejt formalizimit, e cila do të jetë e pamundur të kthehet mbrapsht.

Në bisedimet mes dy klubeve, palët po përpiqen të përshtatin të gjitha pjesët e operacionit: Bonucci, Caldara dhe Gonzalo Higuain. Për argjentinasin mbetet konkret edhe interesimi i ish-trajnerit të tij te Napoli, Maurizio Sarri. Ky i fundit po shtyn që ta ketë “Pipita” në dispozicion te Chelsea, ku është stacionuar si trajner këtë muaj.

Related posts

LEGANES-REAL MADRID/ “Los Blancos” barazon shifrat, shënon Benzema

Delo.autor

BËRI SHPENZIME TË MËDHA NË MERKATO/ Ja si “Zonja e Vjetër” rikuperoi paratë për blerjen e CR7

Delo.autor

Ylli i Manchester United zbulon arsyen pse refuzoi Liverpool-in

Sadik.Autor

Leave a Comment