Futboll Premier League Sport

DUAN TITULLIN/ Mourinho i nervozon shumë tifozët e Man United me këtë deklaratë

Jose Mourinho ka thënë se do të jetë “vërtetë e vështirë” për Manchester Unitedin që të përfundojë në katërshe këtë sezon në Ligën Premier.

Skuadra nga Old Trafford përfundoi në vendin e dytë, pas Manchester Cityt në Ligën Premier sezonin e kaluar dhe nuk kanë fituar titullin që kur menaxheri legjendar Sir Alex Ferguson u largua në vitin 2013.

Portugezi ka ulur shanset e tij për të rivalizuar me skuadrën e Pep Guardiolas gjatë 10 muajve të ardhshëm dhe pretendon se do të jetë një arritje e rëndësishme edhe për të siguruar një vend që i dërgon në garën më të lartë të klubeve në Evropë.

“Ne do të përpiqemi, por është një punë shumë e vështirë para nesh, sepse vendi i dytë ishte me të vërtetë i vështirë dhe këtë sezon do të jetë vërtet e vështirë për të gjithë që të përfundojnë në katër vendet e para”, ka thënë fillimisht Mourinho për Sky Sports kur u pyet nëse Djajtë e Kuq mund të përfundojnë të parët.

“Liverpooli po përpiqet të fitojë titullin me investimin e tyre të mahnitshëm”.

“Chelsea ka një skuadër fantastike, Manchester City ka gjithashtu një skuadër fantastike, Tottenham bëri një investim të pabesueshëm duke mbajtur lojtarët e tyre, ky është investimi më i mirë që mund të bëni”.

“Ata mund të shpenzonin 200 milionë funte, por nëse humbin Harry Kane ose Christian Eriksen… investimi më i madh ishte mbajtja e të gjithë lojtarëve më të mirë”.

“Arsenali do të jetë më i mirë edhe pse ata humbën ndeshjen e parë. Mendoj se do të jetë një sezon shumë i vështirë”, përfundoi trajneri portugez.

Related posts

PRAPASKENAT/ Si e refuzoi Lorik Cana ftesën në “BBV” për shkak të xhelozisë së gruas italiane dhe dërgoi kushëririn në vend të tij

Delo.autor

MANCHESTER CITY-REAL MADRID/ Sulmi më i mirë kundër mbrojtjes më të mirë në Europë (DETAJET)

Delo.autor

Ronaldo tentoi ta godiste me shqelm, hakmarrja e Dani Alves të lë pa fjalë (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment